Bayern fiton sërish me Augsburgun

29/10/2016 00:00

Bayern e mund Augsburgun për të dytën herë në harkun e pak ditëve. Këtë radhë fitorja e bavarezëve u shënua në kampionat pikërisht në fushën e Augsburgut me rezultatin 3-1.

Robert Lewandowksi zhbllokoi rezultatin në minutën e 19, ndërkohë që në të 21 Robben i dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë Lewandowski shënoi një tjetër gol për bavarezët për ta çuar rezultatin në 3-0.

Augsburgu vetëm sa shkurtoi diferencën në 3-1 me golin e Ja Cheol.

Leverkusen fiton me përmbysje në fushën e Wolfsburgut duke e mposhtur këtë skuadër 2-1. Wolfsburg kaloi në avantazh me Arnold në minutën e 37, por Leverkusen e ktheu situatën në favorin e tuij në 12 minutat e fundit të sfidës me Mehmedin që barazoi rezultatin në 1-1 dhe më pas me Jevdaj që vulosi përfundimisht fitoren për skuadrën e aspirinave.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Leipzig shënoi fitoren e katërt radhazi pasi mposhti 2-0 në transfertë skuadrën e Darmstadt dhe vazhdon të mbajë pozitën e dytë në renditje me dy pikë më pak se Bayern.

Edhe Mainz fitoi 2 – 0 në fushën e saj ndaj Ingolstadt, ndërsa Amir Abrashi shënoi në fitoren 3-1 që skuadra e tij Freiburg e arriti ndaj Bremen.

Top Channel