Shakira i rikthehet muzikës, bashkëpunim me Maluma-n

28/10/2016 00:00

Shakira do të publikojë një material të ri muzikor. Ajo do të sjellë këtë projekt të ri në bashkëpunim me këngëtarin simpatik nga Kolumbia, Maluma.

Kënga titullohet “Chantaje” dhe nuk është bërë ende e ditur data e publikimit të klipit, ndërkohë është publikuar vetëm versioni audio i kësaj kënge.

Shakira ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto nga xhirimet e klipit mund të themi se duket vërtet sensuale.

Top Channel