Kupa e Ligës, Liverpool eliminon Tottenham, Arsenal kalon pa probleme

25/10/2016 00:00

Liverpool dhe Arsenal kanë treguar edhe në Kupën e Ligës se aktualisht janë skuadrat më të mira në Angli.

“Të kuqtë” nën drejtimin e Jurgen Klopp kanë dalë triumfatorë në “Anfield” pas një ndeshje delikate ndaj të Tottenhamit, duke fituar me rezultatin 2-1, me dy gola të Daniel Sturridge në minutën e 9’ dhe 64’, ndërsa për Tottenham ngushtoi diferencat Vincent Janssen që ktheu në gol në minutën e 74’ një penallti.

Për Arsenal kjo fazë e Kupës  së Ligës ka qenë më e lehtë, pasi shorti e kishte vendosur përballë Reading, të cilin e mundi 2-0 në “Emirates Stadium” me  dy gola të shënuar nga Chamberlain në të 34’ dhe 78’.

Për në fazën e ardhshme kaloi edhe Newcastle që shkatërroi me rezultatin tenistik 6-0 Preston North End,  4 prej të cilëve u shënuan nga Mitrovic 19’; 55’; dhe Diame 38’; 87’. Dy golat e tjerë u shënuan nga Ritchie 53’ dhe Perez në kohën shtesë.

Top Channel