Në vendin e saj u përzgjodh si femra më e bukur, por duket se në një kompeticion ndërkombëtarë nuk plotëson parametrat për të marrë pjesë.

Megjithatë, Anra Yr Jonsdottir, që u shpall fituese në konkursin e bukurisë në vendin e saj, Islandë, nuk e priti aspak keq kërkesën e organizatorit të konkursit ndërkombëtarë të bukurisë, Naëat Itsaragrisil.

Ajo tha se ky i fundi i kishte kërkuar që të dobësohej për të marrë pjesë në eventin e bukurisë që do të mbahet të enjten në Las Vegas, pa e ditur që vetë bukuroshja kishte një tjetër mendim

“Unë refuzoj kërkesën për t’u dobësuar. E di që shpatullat e mia janë më të gjera se shumë vajza të tjera, por kjo është për faktin se kam marrë pjesë në ekipin olimpik të vendit tim dhe jam shumë krenare për këtë”, thotë ajo.

FOTO GALERI
1/5
Miss Islanda refuzon dobësimin për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtarë

Top Channel