“Brexit”, bizneset në BE do humbasin 13 miliardë paund

24/10/2016 00:00

Ekonomia britanike nuk është në ditë të mira pas Brexit, ndërsa të gjitha politikat i ka orientuar drejt procedurave të divorcit final me Bashkimin Europian.

Ekonomistët vlerësojnë se Paundi Britanik ka rënë në nivele tepër të ulëta ndërsa inflacioni regjistrohet si i lartë. Por “Brexit” i vështirë nuk është një barrë vetëm për Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertet flasin se bizneset në Bashkimin Europian do të ballafaqohen me një kosto prej 13 miliard Paund krahasuar me një faturë shumë të ulët të bizneseve britanike prej 5.2 miliardë paund.
E gjithë kjo do të ndodhë pas prishjes së marrëveshjes dypalëshe të tregtisë që ka ndihmuar bashkëpunimin për gjithë këto vite. Pesë shtete të Bashkimit Europian veçanërisht do të përballen me një kosto më të lartë eksporti drejt Britanisë.

Kompanitë gjermane do të ballafaqohen me 3,4 miliardë paund taksa çdo vit, ndërsa bizneset franceze do të kenë një faturë vjetore prej 1.4 miliardë £.
Firmat në Irlandë, Spanjë, Holandë dhe Belgjikë do të duhet të paguajnë më shumë se 1 miliard £ në vit në tarifa për të eksportuar mallra për në Britani.
Këto shifra duhet se do të mirëpriten nga qeveria britanike e Theresa May, e cila kërkon të nxjerrë në pah humbjet që do të ketë Bashkimi Europian pas largimit te tyre.

Por në fakt liderët e bllokut 28 vendësh e kanë bërë vazhdimisht të qartë se Britania pas Brexit nuk do të jetë në gjendje të diktojë kushtet e tërheqjes së saj nga BE-ja.

Top Channel