Serie A, tjetër humbje për Interin, Napoli rikthehet te fitorja (VIDEO)

23/10/2016 00:00

Atalanta i ka shkaktuar humbjen e tretë radhazi Interit në Serie A, duke e mposhtur këtë të diel me rezultatin 2-1 në “Atleti Azzurri”.

Masiello e ndëshkoi shpejt Interin duke i shënuar që në minutën e 10. Rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 50 kur Eder lëshoi një goditje të fuqishme në portën e mbrojtur nga Berisha dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Pas këtij goli u mendua se Interi do të gjente forca për të marrë pikët e plota në Bergamo, por nuk rezultoi kështu, pasi të besuarit e trajnerit holandez Frank de Boer u treguan konfuz dhe falë edhe ndërhyrjeve perfekte të Berishës nuk arritën të gjenin golin e dytë. Madje ishin vendasit të cilët e bënë një gjë të tillë.

Vetëm dy minuta para fundit, Atalanta fiton një 11-metërsh të shkaktuar nga Santon. Pinilla u tregua i sakt duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Për Interin ishte humbja e tretë radhazi, duke bërë që tashmë pozitat e De Boer të lëkunden ndjeshëm, pasi zikaltrit e shohin veten në vendin e 14 në renditje.

Në javën e 9 në Serie A te fitorja u rikthye edhe Napoli, të cilët mposhtën 1-2 në transfertë Crotonen e vendit të fundit. Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj ishte titullar në këtë takim për skuadrën e drejtuar nga trajneri Sarri. Me këtë tre pikësh Napoli ngjitet në vendin e tretë 2 pikë pas Milanit dhe 4 nga Juventusi i vendit të parë.

Top Channel