Veliaj përuron përfundimin e rikualifikimit urban të një tjetër blloku pallatesh në Njësinë nr.4

23/10/2016 00:00

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut të banimit që kufizohet nga rruga e Dibrës, “Njazi Meka”, “Niko Avrami”, në Njësinë Administrative nr. 4,  në të cilin është bërë riasfaltim rrugësh, shtrim, ndriçim, por edhe ndërtimi i disa ambienteve çlodhëse për komunitetin.

“Nuk ka më një Tiranë të dorës së parë apo të dorës së dytë, por kemi bërë një shtrirje të gjerë gjeografike në investime”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë, gjatë inspektimit të punimeve të bëra në këtë bllok, i kërkoi banorëve të mirëmbajnë investimet që kryhen si dhe të kontribuojnë për t’i mbajtur pastër ambientet në zonat ku jetojnë.

“Shumë shpejt në këtë lagje do të fillojmë mbledhjen e diferencuar të mbetjeve. Do të thotë që në koshat e gjelbër do vëmë vetëm gjërat që riciklohen, në koshat blu do të vëmë të gjitha mbetjet e tjera që nuk riciklohen. Nëse të gjithë bashkëpunojmë ashtu siç bashkëpunuam në mënyrë model në këtë investim, mund të kemi një Tiranë shumë më të pastër dhe shumë më të mirë se ajo që kemi sot”, shtoi Veliaj.

Top Channel