Suarez merr “këpucën e artë”, 40 gola vjet në La Liga

20/10/2016 00:00

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez mori në duar këpucën e dytë të artë në karrierën e tij, si golashënuesi më i mirë i “La Liga”-s për sezonin e kaluar, ku shënoi 40 gola.

Bomberi uruguajan, që ka ngritur dukshëm cilësinë e lojës që prej transferimit nga kampionati anglez, shënoi 40 gola në 35 ndeshje vjet në “La Liga”, duke ndihmuar katalanasit të rimarrin titullin.

“El Pistolero” e mbylli fushatën me 59 gola në 52 paraqitje në të gjitha aktivitetet. Uruguajani, në sezonin 2013-14 shënoi 31 gola, aq sa portugezi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, me të cilin ndau çmimin.

Top Channel