Hysaj në stol, Sarri: I lodhur në aspektin psikologjik

20/10/2016 00:00

Maurizio Sarri i befasoi të gjithë mbrëmjen e së mërkurës kur Napoli u ndesh me Besiktas në “San Paolo” duke lënë në stol mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj e në vendin e tij u aktivizua 34-vjeçari Maggio.

Napoli u mposht në këtë takim 2-3 nga turqit, ndërsa pas ndeshjes trajneri sqaroi edhe vendimin për të mos e përfshirë 22-vjeçarin në formacionin titullar.

“Hysaj mu duk i lodhur në aspektin psikologjik, nuk e shihja maksimalisht të përqendruar. Për mendimin tim nuk ishte e udhës që ai të luante dhe për këtë arsye vendosa të hedh në fushë Maggio-n.”

Një zgjedhje jo e goditur taktike, sepse 34-vjeçari Maggio ishte ndër lojtarët më të dobët në fushë për Napolin. Ish-lojtari i përfaqësueses italiane nuk dha garancitë e nevojshme në fushë dhe kjo do të bëjë që Elseid Hysaj të rikthehet në vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Top Channel