Tenton të vjedhë një banesë, arrestohet në flagrancë

18/10/2016 00:00

Policia ka arrestuar në flagrancë një 44 vjeçar në Devoll i cili po tentonte të vidhte me dhunë një banesë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të hënës.

Mësohet se personi i arrestuar është shtetasi Vasil Kello, 44 vjeç, banues në Bilisht-Devoll, i dënuar më parë për vjedhje.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të vjedhë me dhunë banesën e shtetasit G.SH, 32 vjeç, duke e goditur këtë të fundit, me sende të forta (pa probleme për jetën) dhe më pas është larguar me vrap.

Shërbimet e Policisë menjëherë, u vunë në ndjekje të autorit duke bërë më pas kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë.

Top Channel