Enca ndodhet në Londër. Këngëtarja e famshme ka udhëtuar drejt Londrës dy ditë më parë dhe ka publikuar disa foto dhe video të ndryshme në profilin e saj në Instagram.

E veshur me të zeza dhe me dekoltenë e ekspozuar Enca duket se është gati të eksplorojë kryeqytetin britanik.

Ndërkohë që pyet fansat nëse do të dëshironin një koncert në Londër këto ditë, dihet me siguri që këtë muaj ajo do të publikojë këngën e saj të radhës, “Love on my body”, videoklipi i të cilës është gati!

FOTO GALERI
1/4

Top Channel