SHBA përuron “shkatërruesin” më të përparuar, “USS Zumwalt”

16/10/2016 00:00

Luftanija më e përparuar teknologjikisht e flotës amerikane, e njëkohësisht më e madhja, nisi shërbimin e saj në Marinën amerikane pas një ceremonie zyrtare në Baltimorë.

“USS Zumwalt”, e cila mban emrin e admiralit legjendar Elmo Zumwalt, do të shërbejë si pjesë e Komandës amerikane të Paqësorit.

Shkatërruesi (destroyer) i ri duket që në pamje të parë që është unik dhe, me humor, zyrtarë amerikanë thanë se nëse “Batmani” do të kishte një anije, kjo do të ishte zgjedhja e tij.

Me format e saj të prera dhe armët e fshehura nën sipërfaqe, “USS Zumwalt” e bën shumë të vështirë, thuasje të pamundur, diktimin nga radari. Veç armëve të zakonshme, si raketa balistike e të tjera, kjo luftanije ka në bordin e saj edhe topat lazer apo elektromagnetikë, teknologji që ende nuk dihet me saktësi si funksionon.

Gjithashtu bie në sy sistemi elektrik që fuqizon anijen, e cila mund të ndezë të gjitha sistemet e saj në bord dhe te këtë ende energji për të furnizuar me elektricitet një qytet të vogël. Shkatërruesi është 185 metra i gjatë dhe ekspertët mendojnë se ky mjet ri i do të ndryshojë luftën detare në të ardhmen.

Sigurisht që me një kosto prej rreth 7 miliardë dollarësh për anije, kjo është një kusht paraprak, ndërsa pritet që së shpejti flotës amerikane t’i bashkohen edhe dy të tilla, që janë ende duke u ndërtuar.

Top Channel