Katër të arrestuar për kanabisin në Fag, në kërkim babë e bir

15/10/2016 00:00

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona, si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë për kultivim të lëndëve narkotike.

Efektivët e komisariatit nr. 4 në sajë të operacionit “Fagu” kanë arrestuar D.M., 16 vjeç, Pasha Muça, 25 vjeç, Elsion Almeta, 19 vjeç dhe Ervis Muça, 21 vjeç nga Tirana.

Ata kanë deklaruar se janë financuar për kultivimin e bimëve narkotike nga dy shtetas të shpallur në kërkim, babë e bir, F. A, 21 vjeç dhe A. A, 47 vjeç.

Specialistët e komisariatit nr 4, në sajë të informaioneve të marra kanë gjetur në fshatin Fag, në pyllin e Panecit 600 bimë narkotike të kultivuara, dhe 6280 degë që ishin në proces tharje, dhe që u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu janë gjetur rreth 27 kg kanabis, dy armë zjarri, pushkë model 56, me kasë druri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel