Mirditë, vetëvritet me armë gjahu 26-vjeçari

14/10/2016 10:35

Në orët e para të ditës së sotme, në fshatin Thirre të Mirditës, është vetëvrarë me armë gjahu një 26-vjeçar.

Policia bën me dije se shtetasi Ndue Ndreca ka vrarë veten në orën 01:50 në banesën e tij, në kushte depresioni, me një armë të tipit “shotgun” që e mbante pa leje.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel