Chelsea “mbulohet” nga paratë, NIKE jep miliona

13/10/2016 00:00

Chelsea dhe NIKE po zbulohet si një martesë milionere në futbollin modern. Skuadra londineze që kishte paralajmëruar se do të braktiste sponsorin teknik ADIDAS 6 vjet para fundit të kontratës, është afruar shpejt me konkurrencën dhe kjo falë joshjes përmes milionave.

Një akord faraonik i negociuar nga drejtuesit do ti sjellë ekipit të Premier Ligës një çek të majmë çdo sezon, për 15 vjet radhazi. Bëhet fjalë për 900 milionë Paund në harkun e një dekade e gjysmë, çka përfaqëson kontratën më të majme të sponsorizimit teknik në historinë e futbollit, edhe pse akordi i Manchester Unaited është më i pasur por më i shkurtër.

Që nga sezoni 2017/2018, kompania amerikane Nike do të jetë në simbolit e skuadrës së parë si dh e te të rinjtë dhe ekipi i femrave. Nga kjo kontratë, Chelsea do të fitojë 60 milionë Paund në sezon, thuajse dyfishin e asaj që merrte nga rivalët gjermanë.

“Kjo marrëveshje është një mundësi e pabesueshme për ne pasi Chelsea dhe NIKE përfaqësojnë një nivel ekselence në rang botëror që do ta ngrenë dukshëm duke bashkëpunuar” tha drejtoresha e Marketingut dhe imazhit, Marina Granovskaia.

Top Channel