Nga 1 janari 2017 pagat e mbi 11 mijë punonjësve të Policisë, do të rriten me rreth 17 përqind, ose e thënë ndryshe rreth 10 mijë lekë.

“Paga e inspektorit në vitin 2017 bëhet 69 mijë lekë, pra krahasuar me vitin 2013, rritet 45 përqind. Rritja e pagës për të dytën herë brenda 3 vitesh, është investimi më i mirë Qeverisë për të mbështetur punonjësit e Policisë së Shtetit”, deklaroi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndonëse theksoi se për rritjen e pagave dhe pensioneve Qeveria nuk ka dakordësinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryeministri Rama shprehu mbështetjen për unifomat blu.

Në aktivitetin ‘Policia e Gjeneratës së Re’, Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës.

“Kam ndjekur fushatën elektorale në SHBA dhe bëj krahasimin me këtu. Nuk kam dëgjuar të sulmohet policia atje, as nga absurdi Donald Trump, kurse këtu opozita mezi e pret vrasjen e radhës”, tha ai.

Rama po ashtu tha se sot punonjësit e policisë nuk përdhunohen në telefon nga ministra, deputetë e drejtorë gjatë kryerjes së detyrës.

Top Channel