Barry në “Guinness”, 580 ndeshje si titullar në Angli

12/10/2016 00:00

Gareth Barry e shënon emrin në Librin e Rekordeve Guinness për vitin 2017. Mesfushori i Everton ka luajtur 580 herë si titullar në Premier League duke u kaluar ish futbollistin e përfaqësueses angleze, David James me 571 ndeshje si titullar në këtë kampionat.

Por jo vetëm kaq, Gareth Barry ka edhe 600 ndeshje të luajtura gjithsej në Premier League angleze. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Ryan Giggs me 632 ndeshje e Frank Lampard me 609.

Mesfushori Gareth Barry,  ka luajtur më parë edhe për Aston Vila-n e Manchester City dhe tani është pjesë e Evertonit, i cili këtë të shtunë përballet pikërisht me Citizens, një sfide kjo që do të përjetohet në mënyrë të veçantë nga Gareth Barry.

Top Channel