Çfarë surprize për refugjatin sirian

12/10/2016 00:00

Aktori i “Game of Thrones”, Liam Cunningham mbërriti në Shtutgart me një synim të qartë: t’i bënte një surprizë të bukur refugjatit sirian, që kishte takuar në Jordani muajin që shkoi.

Hussami 16-vjeçar jeton tani në qytetin gjerman, pasi arriti më në fund të merrte vizën.

“Ta hodhëm, apo jo”, tha Cunningham.

“Jam shumë, shumë i lumtur. Është e pabesueshme, nuk e shpjegoj dot me fjalë çfarë ndiej në këto momente. M’u duk sikur pashë tim atë, këtë ndjesi pata”, tha Hussam.

Për herë të parë adoleshentin, Cunningham që interpreton Davos Seaworth në serialin tepër popullor të “HBO”-së, e takoi gjatë një vizite të tij në Irbid të Jordanisë në fillim të shtatorit.

Hussami ishte larguar nga vendi i lindjes, pasi shkolla ku mësonte u godit me raketa gjatë provimeve të fundvitit. Shumë nxënës mbetën të vrarë, mes të cilëve edhe miqtë e tij.

Takimin e aktorit me 16-vjeçarin e organizoi “Charity World Vision” me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi dramën e refugjatëve. Hussami po qëndron aktualisht me të ëmën në një hotel, në pritje të akomodimit përfundimtar.

Top Channel