Përmbytjet në Laç, humb jetën 48-vjeçari

11/10/2016 00:00

Një 48-vjeçar ka humbur jetën në orët e vona së të hënës për shkak të përmbytjeve në Laç. Policia njoftoi se Kol Menga, banues në Laç, gjeti vdekjen në një kanal në vendin e quajtur “Kodra e Bushit”.

Nga hetimet e para, rezulton se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë e mbytjes në ujë.

Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Laç janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.

Top Channel