Robbie Williams ndalohet në Rusi, shkak është kënga e re (VIDEO)

10/10/2016 00:00

Robbie Williams raportohet të jetë i ndaluar në Rusi për shkak të videos së re muzikore të shumëpërfolur. Mediat shtetërore kanë raportuar se ish-ylli i Take That është i ndaluar të futet në këtë shtet pas publikimit të këngës së tij më të re “Party Like A Russian”.

Në videoklipin e këngës, Robbie shfaqet si një oligark dhe këndon rreth një burri që merr para nga i gjithë kombi i tij, bën lehtësisht ndryshime dhe ndërton stacionin e tij hapësinor.

“Pjesë e identitetit të britanikëve është se janë më të mirët kur bëhet fjalë për festë dhe shumë vende mendojnë kështu por askush nuk feston si një rus”, thuhet në një pjesë të tekstit të këngës. Fansat e muzikës ruse pretendojnë se kjo këngë i është kushtuar Vladimir Putin dhe madje disa e kanë cilësuar këngën si urrejtje raciste.

Top Channel