Kriza humanitare, Jemeni në prag urie

05/10/2016 00:00

6-vjeçari Salem Issa është një nga 120 fëmijët e këtij muaji që kanë vuajtur nga kequshqyerja Jemen.

Ai është kaq sëmurë, saqë nuk do të hajë, pavarësisht se gjymtyrët janë të hollë si shkopinj. Vogëlushi qëndron i shtrirë në krevat dhe nëna e tij kujdeset në spital për të parë këtë gjendje.

“Unë kisha një fëmijë të sëmurë. Nisa që ta ushqeja me biskota por ai është sëmurë dhe nuk do që të hajë”, tha nëna e vogëlushit.
Për shkak të organizimit të bankave qendrore dhe luftës civile, duket se situata do të përkeqësohet me tej në lidhje me furnizimin e vendit me ushqime.

 “Politizimi i bankës qendrore dhe përpjekjet nga ana e palëve në konflikt, përdoren si një mjet për të lënduar njëri-tjetrin. Kjo bën që njerëzit të shtyhen më tej në greminën e varfërisë. Çdo gjë është bërë kundër popullit i cili është në prag të urisë”, tha humanisti Richard Stanforth.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel