Premier League, viktima e parë është Guidolin

03/10/2016 00:00

Vetëm pak orë nga shkarkimi Di Matteos, një tjetër trajner italian merr valixhet për të lënë Anglinë. Francesco Guidolin nuk do të jetë më në drejtimin e Swansea dhe njoftimi është dhënë nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të klubit.

Lajmi qarkullonte nën zë prej ditësh, por zyrtarizimi erdhi pas humbjes së fundit në kampionat kundër Liverpool, 1-2.

Drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri amerikan Bob Bradley.

Guidolin është i pari trajner që largohet në Premier Lague, pas 7 javësh kampionat. Swansea ndodhet momentalisht në vendin e 17 në klasifikim, me vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, në kuotën e vetëm 4 pikëve.

Top Channel