Gol spektakolar nga Payet në Premier League

01/10/2016 00:00

West Ham mori vetëm një pikë në ndeshjen e kësaj jave në Premier League në shtëpi ndaj Middlesbrought.

Rezultati final i ndeshjes ishte 1-1, por goli i shënuar nga francezi Payet ishte i jashtëzakonshëm, ndoshta për të mund të ketë edhe një çmim në fund të sezonit.

Pasi merr një pasim në gjysmëfushën kundërshtare, Payet bën lëvizje të jashtëzakonshme, duke treguar një klas të lartë ai i shmang 5 mbrojtësit kundërshtarë e në fund lëshon një goditje të lehtë drejt portës, por të pakapshme për portierin.

Top Channel