Mavraj ndal Bajernin, Këlni del me 1 pikë nga “Allianz Arena”

01/10/2016 00:00

Pas 5 fitoreve radhazi, është Këlni, me të cilin luan edhe mbrojtësi i kombëtares sonë Mavraj, ekipi që ka ndaluar Bajernin e drejtuar nga Acelotti.

Edhe pse arritën të shënojnë të parët me Kimmich në minutën e 40, bavarezët nuk mundën të marrin fitoren e rëdhës në Bundesliga-n gjermane.

Modeste i befasoi të pranishmit në “Allianz Arena” duke shënuar në minutën e 60 golin që i dha një pikë Këlnit në një transfertë që në letër mund të cilësohej e humbur.

Pavarësisht se nuk arriti të merrte pikët e plota nga kjo ndeshje, Bajerni vazhdon të udhëheqë renditjen me 16 pikë pas 6 javëve të para. Ndërsa Këlni ka bërë një paraqitje të shkëlqyer deri tani duke u renditur në vendin e katërt me 12 pikë.

Top Channel