Tragjedi në boks, vdes Mike Towell

01/10/2016 00:00

Një tragjedi e rëndë godeti botën e boksit. Skocezi Mike Towell ndërroi jetë në spital pas plagëve të rënda të marra në një ndeshje të kategorisë së peshës welter kundër Dale Evan, të cilën e humbi mne KO teknik, pas raundit të pestë.

Mike Towell me origjinë nga Dundee, pësoi një knock down që në raundin e parë, por ai arriti të ngrihet dhe të vazhdojë ndeshjen deri në të pestin, kur arbitri e pezulloi sfidën, pas një rrëzimi tjetër.

Boksieri 25 vjeçar u dërgua në spitalin Queen Elizabeth University, i shoqëruar nga trajneri Tommy Gilmour, ku ai nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Top Channel