SHBA, të shtëna në një shkollë fillore. Qëllohen dy nxënës dhe mësuesja

29/09/2016 00:00

Një person i armatosur goditi dy fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore në Townville në Karolinën e Jugut.  Atentatori është arrestuar nga policia, dhe mendohet se është një adoleshent.

Fëmijët dhe mësuesja u shtruan menjëherë në qendrën e traumës emergjente, ku mbërritën me helikopter. Shkolla fillore ka rreth 280 nxënës dhe 30 pjesëtarë të stafit akademik.

Policia rrethoi menjëherë vendngjarjen, ndërsa kërkoi vigjilencë maksimale edhe nga banorët e zonës, për të mos iu afruar perimetrit të rrethuar.

Top Channel