Vettel ka besim për një sukses në Malajzi

27/09/2016 00:00

Gara e fundit që një makinë Ferrari ka fituar në Formula 1 ka qenë saktësisht në 20 shtatorin e vitit 2015, në Singapor. Që nga ajo kohë, tek fitorja Ferrari ka qenë afër vetëm me deklarata. E radhës është ajo e Sebastian Vettel, që duket optimist për Çmimin e Madh të Malajzisë, që zhvillohet këtë fundjavë.

“Një vit më parë fituam në këtë pistë dhe shpresojmë të përsërisim të njëjtin sukses. Ajo ka qenë edhe fitorja ime e parë me një makinë Ferrari dhe ishte shumë emocionuese për mua. Kam kujtime shumë të mira dhe mezi pres të rikthehem në këtë pistë”, deklaroi Vettel.

Por, gjithësesi përsëritja e suksesit të vitit të shkuar nuk do të jetë e lehtë për “Kokëkuqet”, jo vetëm për shkak të superioritetit të Mercedesit, por edhe prej kushteve atmosferike.

“Është pistë impenjative, ku shumë kthesa kërkojnë shpejtësi të lartë. Është e vështirë edhe për gomat, pasi bën shumë vapë dhe mundësitë për shi janë të mëdha. Bie shi pothuaj çdo ditë. Jo gjithçka mund të shkojë mirë, por nëse ia dalim do të jetë fantastike. Është pistë që të vë në një provë të fortë”, deklaroi Vettel.

Top Channel