Van Gaal drejt rikthimit në Bundesligë, në krye të Werder Bremen

25/09/2016 00:00

Louis Van Gaal është gati të rikthehet në rolin e trajnerit. Holandezi, pas largimit nga Manchester United do të jetë pjesë e Bundesligës, pasi do të marrë drejtimin e Werder Bremenit.

Për Van Gaal, kjo do të jetë një aventurë e dytë në Gjermani, pas asaj të përjetuar me Bayern Munchen në periudhën 2009-2011.

Objektivi për Van Gaal do të jetë të ndryshojë fatin e Werder Bremenit, që e ka nisur sezonin në mënyrë katastrofike, pasi në 5 ndeshjet e para ka vetëm një fitore dhe 4 humbje, duke u pozicionuar pranë zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

Në ditët e kaluara, klubi gjerman shkarkoi trajnerin Viktor Skripnik, duke e lënë përkohësisht drejtimin e skuadrës në duart e Aleksander Nouri.

Top Channel