Xhamitë e terrorizmi, plani për sulm në Këln u zbulua nga shoqata myslimane

25/09/2016 00:00

Informacioni që çoi në arrestimin e 16-vjeçarit sirian në Këln të Gjermanisë, i cili po planifikonte vendosjen e një bombe në emër të ISIS-it, erdhi nga një shoqatë myslimane.

Por sipas “Deutsche Welle”-s, ky nuk ka qenë një rast i izoluar. Policia, në gati të gjitha landet e vendit është e angazhuar në një dialog intensiv me shoqatat islamike, e vitet e fundit përmes kontakteve personale është krijuar mes tyre një raport besimi, që do të thotë se barrierat e komunikimit janë eliminuar, e në këtë mënyrë mund të rrjedhin dhe informacione të tilla, edhe pse jo të shumta në numër.

“Deutsche Welle” thotë se janë refugjatët vet, ata që kërkojnë shtëpi për t’u falur. Për këtë arsye, komunitetet fetare dhe veçanërisht teologët në vend kanë një përgjegjësi shumë të madhe, pasi radikalizimet bëhen shpesh mbi bazën e fesë, ndaj dhe kundërveprimi, që të jetë sa më i besueshëm, duhet të ndjekë të njëjtën rrugë.

Është ndryshe, – thonë ekspertët, – kur është një imam, ai që del deklaron se “Jo, ajo që propagandoni ju nuk është feja islame”, dhe ndryshe kur këtë gjë e bën një punonjës social.

Top Channel