Reali barazon me Las Palmasin, Ronaldo nuk e përtyp zëvendësimin

25/09/2016 00:00

Reali regjistroi barazimin e dytë radhazi, ndërsa duket se kanë filluar edhe qejfmbetjet e para. Të paktën kështu është shfaqur Ronaldo, që në barazimin 2-2 në fushën e Las Palmasit nuk arriti të shënonte, ndaj dhe Zidane e uli në pankinë në minutën e 72-të.

“Ky është interpretimi juaj, kemi një tjetër ndeshje të martën”, deklaroi në konferencën për shtyp Zidane.

Mediet iberike vunë re në momentin e zëvendësimit se, Ronaldo nuk ishte shumë i kënaqur teksa hiqte fashon nga duart dhe shfrynte.

“Natyrshëm që Ronaldo dhe çdo futbollist dëshiron të qëndrojë në fushë, por kemi një ndeshje të rëndësishme të martën me Dortmundin dhe unë dua që t’i kem në formë futbollistët”, vijoi më tej Zidane.

Top Channel