Mariah Carey pa të brendshme

24/09/2016 00:00

Ajo njihet për moskokëçarjen që e karakterizon dhe herë pas here e shohim me foto thuajse të zhveshura dhe kjo është një nga mënyrat e saj për t’ju bërë qejfin fansave.

Mariah Carey, e cila së shpejti do të lidhë kurorë me të fejuarin e saj, biznesmenin James Parker, para ditës së madhe çifti ka vendosur të relaksohet në një nga ishujt më të famshëm në Greqi, Mikonos.

Këngëtarja 46-vjeçare nuk ndjen kurrëfarë ndrojtje dhe shëtit nëpër ishull me një fustan të bardhë transparent dhe është e dukshme që ajo s’ka veshur të brendshme. Mund të dallojmë mjaft qartë linjat e saj dhe fotot e shkrepura nga paparacët janë shpërndarë furishëm në portale të ndryshmë të showbiz-it.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel