FBI heton divorcin Jolie-Pitt

23/09/2016 00:00

Në sherrin Jolie-Pitt duket se do të përfshihet edhe FBI-ja. Byroja Federale e Hetimit është duke mbledhur informacione mbi një incident të ndodhur javën e kaluar në një avion privat, që lidhet me aktorin e famshëm hollivudian dhe fëmijët e tij.

Byroja po verifikon nëse ka arsye për nisjen e një hetimi zyrtar. Bashkëshortja e 52-vjeçarit, Angelina Jolie paraqiti të hënën kërkesën për divorc, duke cituar si arsye mospërputhjen e karakterit.

41-vjeçarja pretendon kujdestarinë fizike të fëmijëve dhe kërkon që Pitt të ketë vetëm të drejtën e vizitave. Sipas avokatit të saj, Robert Offer, vendimi për ndarjen është marrë “në të mirë të shëndetit të familjes”.

Vet Pitt i tha revistës “People” se e vetmja gjë e rëndësishme tani është mirëqenia e fëmijëve.

Top Channel