Bombat në Nju Jork, FBI kërkon bashkëpunëtorët e Rahamit

21/09/2016 00:00

FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkon 2 persona të cilët mendohet se kanë ndihmuar në procesin e vendosjes së bombave në Nju Jork, të cilat fatmirësisht rezultuan pa pasoja fatale në jetë njerëzish.

Sipas policisë, ata e kanë mbajtur mjetin shpërthyes në çantë, e kanë lënë atë në lagjen Çelsi dhe më pas janë larguar me çantën me vete.

Por këta persona mendohet se janë vetëm ndihmësit e të akuzuarit kryesor, Ahmad Rahami, i cili tani ndodhet në qelinë e paraburgimit.

Ai është përgjegjësi i bombës që u vu në lagjen Manhatan. Në të njëjtën orë ndodhi edhe shpërthimi në Chelsea, që mendohet se autorë ka dy të kërkuarit.

Rahami, atentatori kryesor, lindur në Afghanistan, mendohet se është frymëzuar nga terroristi Osama bin Laden për sulmet. Deri tani, asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësinë e shpërthimeve në Nju Jork, që plagosën 31 persona.

Top Channel