17 780 vende janë në dispozicion të maturanteve për të gjithë programet mësimore që ofrohen në universitetet publike në vend.

Në fazën e parë u shpallën fitues maturantët me rezultate të larta, të cilët fituan në disa degë.

Tanimë që ata kanë zgjedhur se cilin program do të ndjekin janë liruar vendet, madje maturantët, të cilët u bënë pesimistë, tanimë mund të jenë fitues në degët që ata kanë preferuar.

Ndonëse i fundit që u listua fitues në Mjekësi, një ndër degët më të kërkuara, kishte mesataren 9.96 në fazën e dytë mund të ndodhë që edhe me mesatare 9.8 të jesh fitues.

Në këtë degë kanë mbetur ende 92 vende bosh pasi janë regjistruar 134 studentë. Në datën 22 është afati i fundit kur sekretaritë e fakulteteve do të dorëzojnë vendet bosh pranë AKP, e cila do t’i bëjë ato publike zyrtarisht online.

Më pas, në datën 23 shtator do të nisë aplikimi nga e para e të gjithë maturantëve për fazën e dytë. Por aplikimi do të bëhet në data të caktuara, sipas qarqeve. Në datën 23 nis aplikimi për qarkun e Tiranës dhe kështu me radhë procesi i cili mbyllet në 1 tetor.

Top Channel