Bacca shpëton Milanin, fitore me vuajtje ndaj Sampdorias

16/09/2016 00:00

I aktivizuar në minutën 64’ në vend të italianit Gianluca Lapadula, kolumbiani Carlos Bacca është kthyer në heroin e mbrëmjes së sotme për kuqezinjtë.

20 minuta pas aktivizimit Bacca ka shfrytëzuar mjaft mirë një asist nga mesfushori spanjoll Suso, duke dërguar kështu topin në rrjetë, pas krahëve të portierit Emiliano Viviano.

Një lojë e balancuar ka qenë ajo në stadiumin “Luigi Ferraris” mbrëmjen e së premtes, por me një Milan i cili ka këmbëngulur më tepër për të gjetur rrugën e golit, ku vlen të evidentohet edhe numri i pozicioneve jashtë loje, 5 të tilla për kuqezinjtë dhe vetëm dy për lojtarët e drejtuar nga Marco Giampaolo.

Pas kësaj fitoreje Milani e Sampdoria renditen përkohësisht në vendin  e 4-5 me nga 6 pikë secila në 4 javë kampionat.

Top Channel