Löw, pranë rinovimit me Gjermaninë

12/09/2016 00:00

Megjithëse këtë verë u mbulua nga një mal me kritika, për mos arritjen e fitimit të titullit Kampion Evrope, Joachim Löw vazhdon të jetë trajneri i duhur dhe duket se është shumë pranë rinovimit me ekipin kombëtar të Gjermanisë, edhe për disa vjet të tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i federatës gjërmane të futbollit, Reinhard Grindel, i cili në një intervistë për revistën Kicker, ka zbuluar se po punohet për të ardhmen e ekipit kombëtar.

“Jam gati të diskutoj për të ardhmen e tij, kur të dëshirojë”, deklaroi Grindel. Gjatë verës pritej në fakt një dorëheqje e Löw, duke menduar një cikël të përfunduar të tij me përfaqësuesen gjermane dhe zërat kundër ishin shtuar shumë.

Löw u bë pjesë e përfaqësueses gjrmane në vitrin 2004, kur ai ishte në krah të Jurgen Klinsmann për dy sezone. Në 2006 ai mori detyrën e trajnerit të parë dhe që nga ajo kohë numëron 84 ndeshje në drejtim, nga të cilat 65 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, si edhe një Kupë Bote të fituar në vitin 2014.

Top Channel