Dibër, policia merr në mbrojtje objektet zgjedhore

10/09/2016 00:00

Policia e Dibrës ka bërë me dije se, në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.

Sipas një njoftimi për shtyp, punonjësit e policisë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë tyre në orën 18.00, kur dhe ka filluar marrja në ruajtje e tyre.

“Të gjitha objektet zgjedhore janë marrë me procesverbal në ruajtje nga ana e punonjësve të komisariatit përkatës të policisë. Në këtë fazë të procesit zgjedhor janë angazhuar gjithësej 181 punonjës policie”, thuhet në deklaratë.

Sipas njoftimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër është ngritur një grupi koordinimi, i cili merret me menaxhimin dhe përpunimin e shpejtë të informacionit lidhur me procesin zgjedhor, si dhe me komunikimin me mediat për çdo risi.

“Deri në këto momente, në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër, situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Top Channel