I ofroi ryshfet policit, arrestohet drejtuesi i automjetit (VIDEO)

08/09/2016 00:00

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për t’iu shmangur masës administrative.

Policia bën të ditur se shtetasi Lavdimir Qose, banues në Krutje, Lushnjë, drejtonte mjetin pa taksa dhe pa certifikatë të Kontrollit Teknik dhe për këtë arsye është ndaluar nga punonjësi i policisë rrugore në Sukth.

Sipas, policisë ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i ofruar shumën 2.000 lekë, për t’iu shmangur masës.

Top Channel