Jamie Dornan heq dorë nga “50 Shades of Grey”

08/09/2016 00:00

Aktori Jamie Dornan do të jetë në serinë e 3 dhe të fundit të “Fifty Shades of Grey”, por ai ka sqaruar të gjithë fansa se nuk do të jetë në serinë e katërt të tij, nëse do të ketë një të tillë.

Ylli irlandez sapo ka përfunduar xhirimet e “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, por është i vendosur të mos jetë më pjesë e këtij filmi. “Kemi përfunduar xhirimet e dy filmave dhe e mbylla me kaq”, ka thënë ai për “The Sun”. “Heq dorë përfundimisht nga “Fifty Shades””, ka shtuar aktori.

Pavarësisht se Jamie arriti kulmin e suksesit me rolin e tij si Christian Grey duket se 34-vjeçari është i vendosur të heqë dorë nga ky personazh.

Top Channel