Rekordi i Williams, fitorja e 308 në grand slam

06/09/2016 00:00

Serena Williams kualifikohet për në çerekfinale të US Open duke vendosur një rekord. Tenistja amerikane mundi në raundin e katërt Jaroslava Shvedova nga Kazakistani duke regjistruar fitoren e saj të 308 në turnetë grand slam për të kaluar edhe zviceranin Roger Federer.

Numri 1 i renditjes botërore e dominoi totalisht ndeshjen ndaj Shvedova-s, të cilën e mposhti në 2 sete 6-2;6-3 në vetëm 68 minuta lojë.

Përballë Williams në çerekfinale do të jetë rumunia Halep, e cila eliminoi spanjollen Carla Suarez teksa e mundi 2-0 (6-2;7-5). U kualifikua për në çerekfinale të US Open edhe Carolina Pliskova që mundi Venus Williams me rezultatin 2-1 me sete 4-6;6-4;7-6.

Për meshkuj, Andy Murray nuk u lodh shumë përballe Dimitrov për të prerë biletën për në çerekfinale. Tenisti britanik e shkatërroi tenistin bullgar teksa e mundi pastër 3-0 me sete 6-1;6-2;6-2. Kundërshtari i radhës për Murray do të jetë Kei Nishikori, i cili fitoi ndaj Ivo karlovic 2-0 me sete 6-3;6-4;7-6.

Siguroi një vend mes 8 më të mirëve të US Open edhe Huan Martin Del Potro, i cili përfitoi edhe nga tërheqja e austriakut Dominik Tim për arsye dëmtimi. Në momentin e tërheqjes së Tim, Del Potro ishte në kryesimin e sfidës me argjentinasin që kishte fituar setin e parë 6-3, ndërkohë që ishte përpara edhe në të dytin 3-2. Në çerekfinale, Del Potro do të luajë ndaj zviceranit Stanislav Vavrinka.

Top Channel