“Jena na” nuk e lëshon fronin

04/09/2016 00:00

Ardit Cuni dhe Vesa Smolica vazhdojnë të mbajnë sërish kreun e Top Listës edhe për këtë javë.

“Jena Na”, një këngë që prej 6 javësh është bërë pjesë e klasifikimit, ka mundur të ecë mjaft mirë, ku për dy javë rresht vazhdon të votohet nga fansat, duke u shndëruar në këngën më të preferuar të publikut.

Ndërkohë që kemi ndryshime në renditje ku kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është ajo e Butrint Imerit “E jona” me 7 pozicione plus, për këtë javë nuk ka patur prurje të reja.

Duket se me mbylljen e sezonit veror, shumë artistë vendosin të relaksohen pas një axhende të ngarkuar me koncerte, duke mos publikuar  projekte të reja.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jetë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 38 të “The Top List”, Top Awards:

Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na
Butrint Imeri – E jona
Xhensila – High Love
Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
Alban Skenderaj – Engjell
Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
Getinjo ft. Kida – Ku je
Lyrical Son – I re pishmon
Alban Skenderaj – Duart Lart
Elvana Gjata – Njesoj
Nora Istrefi – Majem
Adrian Gaxha ft. Franqyes – My Girl
Mc Kresha & Lyrical Son – S’po ma nin
Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
Young Zerka – Love
Dafina – Shot Calling
Offchestra – Pa jelek

Top Channel