Inter nuk heq dorë nga Icardi

03/09/2016 00:00

Icardi do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit për një kohë më të gjatë. Sulmuesi argjentinas shumë shpejt do të firmosë kontratën e re me klubin zikaltër deri në itin 2021, zyrtarizimi i së cilës do të bëhet brenda periudhës 11-18 shtator.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja Gazzetta Dello Sport, kontrata e re e Icardit do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij në 5 milionë Euro, për t’u bërë një prej futbollistëve më të paguar të Serisë A.

Në të njëjtën kohë, në këtë marrëveshje të re mes futbollistit është përfshirë edhe një klauzolë zgjidhjeje kontrate që kap shifrën e 110 milionë eurove.

Ajo që i mbetet Icardit për të bërë tashmë është që të fitojë zemrën e tifozëve të Interit, por edhe besimin e trajnerit të ri të përfaqësueses argjentinase Edgardo Bauza.

Top Channel