Eliminatoret Rusi 2018, Argjentina e shqetësuar për Messin

31/08/2016 00:00

Argjentina po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Botërorit të 2018 me shqetësimin për Lionel Messin. Kapiteni i nënkampionëve të botës, shfaqi probleme muskulore fundjavën e kaluar në përfundim të sfidës mes Atletik Bilbaos dhe Barcelonës duke vene ne dyshim praninë në ndeshjet e Argjentinës.

Ky dëmtim i Messit vjen në një moment kur 29-vjeçari vendosi të rikthehej të luajë për përfaqësuesen amerikano latine, pak jave pasi deklaroi largimin prej saj në përfundim të Copa America Centenario. Sipas Javier Mascheranos, do të ishte diçka e padrejtë që Messi të privonte veten nga të luajturit me kombëtaren argjentinase. Gjtihnjë sipas tij, ata që kërkuan kthimin e tij e bënë jo për interes personal, pasi nuk ka asgjë të tillë, por për faktin se njerëzit identifikohen me të.

Mascherano më pas shtoi se tani ajo që ka më shumë rëndësi për skuadrën e Argjentinës është të fokusohet te Kualifikueset e Botërorit 2018, pasi synimi është që të marrë pjesë në eventin që do të zhvillohet pas 2 vjetësh. Argjentina ndodhet për momentin në vendin e tretë në Grupin e Amerikës Latine të Eliminatoreve dhe duhet të qëndrojë mes 4 më të mirave nëse dëshiron të kualifikohet. Skuadra që kryeson këtë klasifikim është Uruguaji i ndjekur nga Ekuadori.

Top Channel