Tiranë, protestë kundër demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

29/08/2016 00:00

Vetëm dy ditë përpara miratimit në Kuvendin e Kosovës, protesta kundër demarkacionit me Malin e Zi shtrihet edhe në Tiranë, përpara Ambasadës së Kosovës.

Profesorë, akademikë dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën në një tubim, me kërkesa të qarta për qeverinë shqiptare me thirrjen për të reaguar, por edhe për qeverinë në Prishtinë që të mos pranojnë të falin – sipas tyre, – 8.200 hektarë tokë nga Kosova.

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes paralajmëron për Top Channel se, opozita në Prishtinë nuk do të lejojë kalimin e kësaj marrëveshjeje, që po ia fal Kosovën Malit të Zi.

Aktivistët e shoqërisë civile bënë thirrje për t’iu bashkuar një tjetër proteste kundër demarkacionit, më 1 shtator përpara Parlamentit në Prishtinë, kur do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme që në axhendën e punimeve ka vetëm një projektligj, Demarkacionin me Malin e Zi.

Top Channel