“Tupac është gjallë”; Fansat: Ja foto e ditëve të fundit

28/08/2016 00:00

Ikona e repit, Tupac Shakur u qëllua për vdekje 20 vite më parë, por fansat besojnë se një foto e ditëve të fundit provon se ai është gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Prova e fundit sipas fansave është një foto selfie e cila shfaq Tupac, ose një person që i ngjan atij.

Teoritë konspirative se reperi nuk ka vdekur në atentatin që i është bërë në 7 shtator 1996 në Las Vegas ekzistojnë prej kohësh, por asnjëherë nuk ka prova bindëse.

Edhe në foton e fundit pavarësisht ngjashmërisë ka sërish dyshime, gjithsesi u mbetet fansave të tij të zgjedhin nëse do vijojnë të besojnë që Tupac është ende gjallë apo edhe pas 20 vitesh.

FOTO GALERI
1/5
Fansat: Foto e vitit 2015

Top Channel