Gullit jashtë Holandës, mosmarrëveshje për kontratën e tij

27/08/2016 00:00

Rud Gullit nuk do të nisë punën në stafin teknik të përfaqësueses holandeze në krah të Danny Blind. Mes ish-futbollistit dhe Federatës Holandeze të futbollit janë shfaqur mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me kontratën që Gulit do të nënshkruante duke i ndërprerë përfundimisht të gjitha tratativat.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Federata Holandeze ka deklaruar se Gullit pretendonte përfshirjen e disa klauzolave në kontratën e tij ku njëra prej tyre ishte lënia e lirë e tij nëse do të merrte ndonjë ofertë tjetër më të mirë.

Por kundërpërgjigjja e Gulit ishte e menjëhershme, duke theksuar se ishte vetë Federata  e Futbollit që e kërkoi shërbimin e tij si asistent të Danny Blind, me këtë të fundt që u kufizua vetëm në deklaratën se te Holanda do të nisin kërkimet për një asistent tjetër pas ndeshjes me Suedinë.

Top Channel