Mesazh misterioz i JLO pas ndarjes me Smart

27/08/2016 00:00

Jennifer Lopez ka publikuar një mesazh të rëndësishëm pas ndarjes nga Casper Smart. Për herë të parë, që pas lajmit që pushtoi mediat rozë për fundin e marrëdhënies së saj me të dashurin prej 5 vitesh, këngëtarja është rikthyer në llogarinë e saj të “Instagram”-it, duke këshilluar ndjekësit të saj “të mbrojnë zemrën e tyre”.

Ditën e premte, aktorja ka publikuar një fotografi të bërë gjatë xhirimeve të filmit të saj “Shades of Blue”. E veshur me rrobat e personazhit të cilin luan, ajo qëndron para një figure sipër së cilës shkruan “mbroni zemrën tuaj”.

Sipas thashethemeve JLO ka marrë vendimin për t’u ndarë nga i dashuri i saj pasi ai kishte refuzuar ta shoqëronte atë në një event bamirësie të mbajtur në Hamptons.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel