Vlorë, përfshihet nga flakët automjeti; shpëtojnë 2 udhëtarët

26/08/2016 00:00

Një automjet tip “Toyota”, me targë “AA 662 JZ”, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qarkun e Vlorës.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin Himare-Borsh.

Në bord ndodheshin dy shtetas italianë, të cilët sipas policisë nuk kanë marrë asnjë lëndim.

Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike gjatë kohës që makina ishte në lëvizje, shtojnë më tej burimet.

Top Channel