BMW X6 për medalistët rusë në Rio 2016

26/08/2016 00:00

Në njërën anë akuzohen si sportistët më të njollosur në histori për shkak të skandalit të dopingut, në anën tjetër shpërblehen për arritjet e diskutueshme.

Në rikthimin e tyre nga olimpiada e Brazilit, anëtarët e delegaconit të federatave ruse morën dhurata luksoze nga kryeministri Dmitry Medvedev.

Edhe pse Rusia vuajti disa dënime radhazi, me të fundit përjashtimin në lojërat Paraolimpike, zyrtari i Kremlinit preferoi të zhvendoste vëmendjen vetëm tek arritjet.

Si mund të bëhej më mirë kjo sesa dhurimi i një mjeti BMW luksoz të llojit të fundit për secilin sportist medalist? Në total janë 56 sportistë që morën medalje për Rusinë në olimpiadën e Rios, të cilët përfituan nga dhuratat e Medvedev.

“Pavarësisht që tentuan të na sabotonin nuk e ndaluan dot suksesin tonë në Olimpiadë. Ju i keni provuar botës se fitoret tona në sport nuk kanë të bëjnë aspak me dopingun apo mëkatet e tjera”, tha Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Top Channel