Përplasja, “arrest me burg” vëllezërve Kola; pezullohet efektivi

25/08/2016 00:00

Gjykata e Lezhës dha këtë të enjte masën e sigurisë për dy vëllezërit që sulmuan policin në Shëngjin fundjavën e kaluar.

Shtetasit Blerti Kola iu dha masa e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Lezhës, ndërkohë që të njëjtën masë mori në mungesë edhe vëllai i tij Daniel Kola, i shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu, Gjykata e Lezhës vendosi pezullimin nga detyra të efektivit të policisë A.B, i cili u përlesh fizikisht me vëllezërit Kola.

Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në Shëngjin, kur vëllezërit kundërshtuan punonjësin e policisë, me të cilin më pas u përleshën fizikisht.

Në pamjet filmike të marra nga disa biznese, vëllezërit Kola shfaqen teksa godasin efektivin në detyrë, ndërsa ky i fundit përgjigjet në të njejtën mënyrë.

Top Channel